Çaste poetike me poetin:-Ragip GJOSHAJ
MBI HARTEN E EVROPĒS
—————————————-
Kënga ime shtrojë e mbulojë e Atdheut
Ngrohë shpirt e zemër të akullt të Kosovës
Në këngë po kacavaret Hartẽ e re e Evropës
Poeti ua shkund pluhurin arkivave të moçme.
Dua ta zhvesh Evropën si hënën e plotë
T’ia shtrojë pērfundi vagjeve rrobat e saj
Se ajo nuk është e virgjër as në statujë…
Mbi Hartën e Evropës shtrij këngët
Mbi trupin e saj të përgjakur,ndarë në copa
Ku ende kullojnë plagë trimash ndër fronte
E te kalërojnë grindje me mbretër,krajla e car
Ideologji,dogma, lugetër dhe parti
Diplomatëve nëpër kancelari t’fildishta
Iu kërcasin brinjët nga reuma e shekujve
Pasi u shembën e u rrafshuan kufinjtë.
Ende kundërmojnë Aushvici, Burreli, Dubrava
Haga nën kofshët e bardha të Evropës
Digjen sehiret e shkrihen akujt e moteve
Evropa me kokë mbeshtetur n’akullnaja
E me këmbë në Ballkanin shtatzënë
Edhepse këtu ka boll kopil e stërkopil
Deri kētu shtrinë dorën Kremilini
Dikush do Hartën e Evropës si lëkurë ujku
Ta ndiejë ajo peshën e dhimbjeve të shekujve.
/www.QendraPress.com/