Çaste poetike me poetin;-Ragip GJOSHI

STINË TË MJEGULLTA
——————————————–
Pranë kreshtave plisbardha
Tis mjegulle përreth si çallma
Atje ku vonohen vera e vjeshta
Atje ku trimëria është n’maje kreshta
Atje ku shpërndahen rrena me thes
Atje ku kullot kopeja që në mëngjes
Kope delesh në mjegull e zhgënjim
Tufa përtej bjeshkësh me vështrim.
Nën mrize ëndërrojnë rrugë shprese
Dro të treten thundra e kambana
Kërcënon ngrohja globale kopenë
Kërcënon mashtrimi kopenë e urtë
Mbulon kreshta e zemra mjegull e re.
(Di)kujt mjegulla ia ka mbuluar fytyrën
Stinët e turbullta pas duan t’i kthejnë
Shlirshëm lavdinë rrejshëm e përqafojnë
Që guximin ta mbajnë peng t’shtërngojnë
Atyre iu mungon prekja e lirisë…
Ata nuk s’ndjejnë reflektimin e diellit
Ata duan t’i prekin buzët e historisë
Në mjegull ,mbeten në vegim, n’vetmi.
Ka kohë që drita nga ndau nga errësira
(Di)kush rnfr i humbur e tretur në mjegull
Di)kujt i ka rënë një mjegull në sy
Ndjenja për t’u endur në vetmi e ka zënë!
Përbrenda shpirtit ka shtresë akulli
Përënda zemrës ka mall për mjegull!
Mjegull e stinëve si qefin e ka mbulua
Nga sytë atdheu iu humbi,në errësirë
Djersë të ftohta të natës e kanë mbuluar!
Drenicë, më 20 prill 2025
/QendraPress/