Çaste poetike me poetin;-Ragip GJOSHI

DRITËHIJET
————————
Atdheu im me pak dritë e shumë hije
Me të gjitha ngjyrat,u bë pikturë lavdie
Veç me pak dritë e me hije,ky moti i ri
Mbeti pa ngjyrë piktura,veç bardh e zi.
Dritëhije-ëmbël e hidhur te pasqyra
Pikturë shekujsh veç me dy ngjyra
Bardhë e zi-vend dritë dhe me hije
Nëpër dritëhije ka dhe gjysmëhije
Artistikisht janë ditë me dhembje lirie…
Hijet e natës dhe të ditës,pa dritërim
Kanë një pikëtakim këtu në vendin tim
Të gjitha i ngatërrohen nën një lëkurë
Kohët e tashme me ato kohët dikur
Kohët janë në shtegtim mbi një urë…
Dhe vdekja e jeta janë si kjo dritëhije
Si frymëmarrja jonë pas shkolle e dije
Ku peshoheshin kohët kryesore të foljes
E djeshmja,e sotmja dhe e nesërmja.
Kohët janë përmbysur e përzier në liri
Kohët janë në rrebeshe,furtunë e stuhi
Sitina e shkuar ishte e sertë,e acartë
Stina e re erdhi me lule e gjelbërim
Stina e re erdhi me një gjysmë dritërim
Stina që po vije është pa parashikim…!
Kjo grimëjetë na gënjeu,herë pa e me diell
Sot na mban peng as n’ntokë as n’ qiell
Në kandar po matet frymëmarrja e rritës
Të gjitha dritëhijet tona,të natës e ditës
Kanë një pikëtakim për vendin e dritës…
Drenicë, më 27 tetor 2025
/QendraPress/

