Çaste poetike me poetin:-Ragip GJOSHI

VITI I THYER

1.

Viti diellor,në kalendar ka disa fletë

Kohë e ndarë n’ muaj-dymbëdhjetë

Sa toka t’rrotullohet,Diellit përreth

Rrallë,viti vitit ngapak i përngjet…

Viti që po ikën dikush e pagëzoi vit i thyer

Vit i thyer,i ndarë në dysh a në shumë copë

Viti i thyer-me të krisura e me të çara n’trup

Një vit si një qerre e thyer- së koti u humb

Viti i thyer-si gotë kristali e thyer përtokë

Vit i përkulur, i përgjunjur,i përulur me kokë

Vit që mësyu thikë përpjetë shpati e mali

Vit që mori tatëpjetën n’Atdheun zemërthyer

Ishte viti i thyer duken qartë të thyerat

Me zemër të thyer i gozhduar në kryq…

2.

Ka kohë që vërdallën motet e mbrapshta

Pesë vite më parë u prangos liria

Pesë vite më parë nën dry trimëria

As pas pesë vitesh nuk zbehet guximi

Pesë vite atdheut qallëmë i vuri mashtrimi

Pesë vite po rrëmihen themelet e shtëpisë

Brenda pesë vitesh tranden stinët e lavdisë!

Viti i ri vije,po tretet viti i vjetër

Mbushet viti,vjen viti tjetër

Ndër periudhë e ndër Epoka

Ndër dekada e shekuj n’shejtëni

Çdo vit ka një pagëzim të ri:

Vitet e fëmijërisë-pa fëmijëri

Vitet e rinisë-vite të thyera

Vitet e shkollimit-vite dritërimi

Vitet e robërisë-vite të nxira

Vitet e rënda të pushtimit

Vitet e luftës-vite të guximit

Vitet që sollën vitet e lirisë

Vitet e rindërtimit të Atdheut

Vite të mb⁸rapshta -vite mohimi

Vite të thyera me do batakçinj

Vite të humbura me mashtrues

Ka matje kohe dhe me Vite-dritë

Që masin largësitë e planeteve

(Një viti -nëntë trilionë kilometra)

Veç gënjeshtra- këto rite t’vjetra!

3.

Ky vit ters e i mbrapshtë po përendon

Po arkivohet në memorien tonë

Vit i humbur për Vendin tonë

Vit me kriza politike e sociale

Një nga një u bënë pale-palë

U pagëzuan tri vite të humbura

U pagëzuan pesë vite të mbrapshta

U pagëzuan pesë vite të thyera e të errëta

Mbetën nëpër degë të thyera lisash

Tentuan të thyejnë derën e Historisë

Synuan që të thyejnë dhe ekranet

Për t’i mësuar aritmetikën Narcisit…

Netët janë më të ftohta, epilog fundmoti

N’acar, ia falëm vdekjes këtë mot,iku jo kot

Ky vit ters ,i mbrapshtë,i thyer,sikur pa zot…

Këtë natë poeti uroi:Një vit më t’mirë,më trim

Uroj një vit normal e me shëndet Atdheun tim

Uroj që muzë vargjet të mos m’i bëjë të nxira

Uroj vargje me rimë e herë me vargje të lira

Uroj vargje me ëndërra e me shpresa të mira…!

Natë e fundvitit bie si bryma nga kalendari

Në nuancë vitet dallojnë nga bardhësia ,

Nata avullohet si xhami n’festen e bilanceve

Veç nata e 31 dhjetorit ruan ditën e fundvitit.

Muza më tha t’ju uroja gjithë të mirat:

Mësuesve-misionarëve të dritës

Mjekëve- kujdestarëve të shëndetit

Policëve e ushtarëve-rojeve të lirisë

Bujqëve-brazdë të drejtë e bereqet

Shtëpive- dyert pa dry,çatia të mos pikojë

Nënave – djepat plot zogj shqiponjash

Udhët – pa asnjë degëdisje a kronikë të zezë

Dëshmorëve të kombit – përjetësi e qetësi…

Uroj vargjet të shoqërohen me shkrepje çasti

T’i them,Lamtumirë vitit t’ vjetër,erdhi rasti…

Fundviti-një stacion i radhës i jetës së atdheut

N’mesnatë ia këputa fletën e 365 Kalendari

Ç’bilanc rraskapitës, lutemi, nesër t’nis së mbarit!

Drenicë, natën e fundvitit 2025

/QendraPress/