Çaste poetike me poetin:-Ramadan RESHITAJ

ZBRAZËSI

(Ditën kur nëna iku nga kjo botë, 6 tetor 2019)

————————————————————-

Një lot i vakët rrëshqiti faqes teposhtë

E ra në buzë me shije të njelmët.

E ndoqën pas edhe lot të tjerë

Po zëri nuk doli nga fyti i terët!

Nga zemra sikur u shkëput një copë

Zbrazësi e vetmi ndjeva përnjëherë

A është e mundur që të mos shohë më kurrë

Nuk gjen prehje fati im i mjerë.

Ikja jote sa shumë trazoi

Nuk e kam menduar se vjen kjo ditë

Jeta pa Ty si do të më kaloj

Çdo gjë më duket si nata pa dritë!

/QendraPress/