Çaste poetike me poetin ;Refki RESHITAJ
NUK NDAHET MË SHQIPTARIA..!
————————————————-
Kalova tri ditë në Durrës,
O shpirt se ç’ mu kënaqe…
Mjafton që se dëgjova fjalën:
“Zdravo zemljaçe !” 1*
Më kujtohet fëmijëria…
Kur n’deti shkonim n’Mal të Zi.
Edhe pse ishte det shqiptar,
Më bëhej se isha në Serbi .
E kishim paksa frikë,
Ta flisnim gjuhën tonë.
Lirshëm flisnim shqip,
Vetëm kur ishim në dhomë.
E tash na pret Shëngjini,
Plotë motra e vëllazëri.
Vlora, Durrësi e Saranda
Të Nënës Shqipëri..!
Kahdo që e kthej kokën,
Vetëm shqip veshët më dëgjojnë.
E sytë më shohin vetëm shqiponja
Mbi det që fluturojnë…
Në plazh takoj mirditorë,
Shkodranë e vlonjatë,
Sarandiotë e përmetarë…
Të gjithë vëllezër shqiptarë.
Nuk ka më frikë si dikur
As ngurrim të flasësh shqip,
Jemi n’tokën tonë të bekuar
Kristë, Pandi e Astrit…
I bekuar qoftë dhe Zoti
Që na dha këtë mundësi,
Të rrojmë e të kënaqemi së bashku,
Shqiptarë, o vëllezër të mi !
Ne të tjerët nuk i urrejmë
Po deshën t’ na mbesin vetëm “komshia” 2*
Por, ëndrrat e tyre t’i harrojnë
Se kurrr, KUUURR më nuk ndahet Shqiptaria..!
………….
1* Pershendetje sllave: Njatëjeta bashkëvendës
2* Fjalë sllave : Fqinjë