Çaste poetike me poetin;- Refki RESHITAJ:

A HARROHEN ATO DITË

—————————

Si bën ore, të harrohen ato ditë ?!

Kur i tërë një popull u detyrua të ikë.

Sepse shtëpitë na i dogjën flakë,

E na i vranë edhe fëmijët.

Kur në çdo kthesë na kishin zënë pritë.

Kur iu dhimeshin plumbat, e na therrënin me thikë.

Kur edhe pleqë e të sëmurë i ndiqnin me i mbytë.

E gra, e motra na i dhunuan me armë në fyt.

Na përzunë nga trojet, që të mos kthehemi prap.

E gjithë çka patëm na i kallën flakë.

Donin të na zhbënin për gjithmonë,

Që kurrë mos t’iu marrim hak.

O jo, jooooo kurrë mos t’i harrojmë ato ditë !

Atë të mallkuar, e të pa mëshirëshëm armik.

Ndaj, të mbledhim mendjen…

Se ngjarjet munden edhe me u përsëritë ?!

……………..

/QendraPress/