Çaste poetike me poetin -Rexhë F. MORINA
ATYRE
———————-
Atyre që besuan agun e dritës së bardhë,
Jeta u fali emër njerëzor për udhë të mbarë.
Këngët e gëzimit me hov të rritës së lastarit,
Po kurrë njollën e ndyrë me nofkën e zuzarit.
Atyre që ecën drejt rrezeve të ngrohta diellore,
Jeta u mësoi hapin e hedhjes të valles arbërore.
Harenë e festës së madhe,për kohën e pakryer,
Po kurrë damkën e fëlliqur me ofiqin i përlyer.
Atyre që ndritën errësirën me flakën e zjarrit,
Jeta u dha fuqi hyjnore si kreshnikëve të malit.
Ngazëllim zemre,që ndalen stuhinë e vrastarit,
Po kurrë pikën e zezë me epitetin e tradhtarit.
/wwww.qendrapress.com/