Çaste poetike me poetin; Rexhep F. MORINA
KLEOPATRA
(Motiv nga shkrimet e Kleopatrës)
——————————————
Syrin magjik,vështrimin djallëzor,
Sundon Egjiptin me skeptër në dorë.
Nga fron i pallatit,në oborr thërriste,
Kalorësin trim,që shpatën e zhvishte.
Pranë erdhi vigani,i shkathët luftëtari,
Qejfliu i pandreqshëm,ai ishte Çezari.
Ndryshimet mes tyre,s’kishin thellësi,
Saqë shpirtrat i njësuan në fshehtësi.
Këtyre anëve s´pash kaq ndershmëri,
Që si dy copa shegë kemi ngjashmëri.
Vrulltas i shtrëngoi kokën me dy duar,
Ethshëm e puthi,dhe faqet iu bënë nur.
Shije mjalti ke buzët,hijerënda madhëri,
Për Egjiptin ti e fal të ngrohtën dashuri.
Dhe tmerrësisht të djeg si zjarri te vatra,
Mbretëreshë hyjnore,e dashur Kleopatra.
/www.QendraPress.com/