Çaste poetike me poetin;-Rexhep F.MORINA

FILOZOFI INFANTIL
——————————
Lideri që nxit polarizime nga këneta ideologjike,
Yshtet me ambiciet dominuese e fraza eklektike.
Trumbeton pikëpamje, e bindje socialdemokrate,
Diktati i zbatuar ia nxjerr hapur blofet autokrate.
Në foltore ngrihet, thirret në ndryshimet e mëdha,
Baltos lavdinë heroike, me sakrificën bënë shaka.
Shpik kthesa në imagjinatë, përparimin shpërfaq,
Premtimet e bëra me fjalë, vrik i shuan si rrugaç.
Formalist është në dukje, në shpirt veç një debilë,
Shpifaraku e demagogu politik, si filozof infantil.
Propagandon progresin dhe zhvillimin ekonomik,
Me teorinë antagoniste, ai dëshmohet në praktikë.
/QendraPress/