Çaste poetike me poetin;-Rexhep F. MORINA

NUK E LË PA ARDHUR
(Shokut Ali Hoti)
——————————–
Shokun që ka ikur,larg në vend të huaj.
Mbetesh i humbur,kur se sheh me muaj,
Tash i ka ca vite,për moshë s’pyet malli,
Ka shkuar në kurbet,do të rrinë tek djali.
Kur ishte në mesin tonë,me praninë e tij,
Merrte zjarr biseda,pa të ka veç zbrazëti.
Secili prej nesh,mungesën po e ndjejmë,
E kuptojmë atëherë,kur shokun se gjejmë.
Nuk ka tjetër si ai,njeri me shpirt të bardhë.
Me të gjithë bënte shaka,një burrë hokatar,
Kur dimri i ftohtë vjen,e bora ka zbardhur,
Në pritje të shokut jemi,nuk e lë pa ardhur.