Çaste poetike me poetin;-Rexhep F.MORINA

LIRI PËR ÇLIRIMTARËT
————————————
Kur të huajt hapësirën arbërore vërshonin,
Populli ynë ngrihej në këmbë të qëndronin.
Për tokën e të parëve tanë, atdheun e lashtë,
Me pushkë e shpatë, armiqtë i hidhte jashtë.
Farën që mbillte i huaji, të ndyrën mendësi,
S’arritëm ta herrim dot, as ditëve tona në liri,
Dëgjuam karagjozë të vjetër, në dukje të rinj,
Ata djallëzisht e brejnë lirinë tonë sikur minj.
Sërish epoka jonë vihet n’pozitë poshtëruese,
Nga Evropë e shurdhur, me sjellje përçmuese.
Duke fyer lirinë e popullit, arreston fitimtarët,
Që bënë sakrificë në luftë, me sllavo barbarët.
Ajo po matet të dënoj, ideatorë shtetndërtues,
Me ligje diskriminuese, t’një regjimi pushtues.
Si Franca dikur, Avniun hero deshi ta denonte ,
Se shtiu me armë mbi tradhti e mbi komplote.
Evropa e vjetër mbeti, po ajo konkubina plakë,
Akuzon bijtë trima, që mbi Serbinë morën hak.
Hilli, Rubini e Klarku, të tre dëshmuan pafajësi,
S’mban burgu çlirimtarë, që për vend sollën liri.
/QendraPress/