Çaste poetike me poetin;- Rexhep F. MORINA
FSHATI IM
——————————–
Në mes të natyrës,sa gjerë e gjatë,
Me plotë bukuri shtrihet i imi fshat.
Ka malet që i rrinë si kurorë përmbi,
Dhe nën të janë livadhe,fushë e vërri.
Shpate me vreshta,e të ëmblin rrush,
Me mollë,dardhë e pjeshka me push.
Arat mbjellë me qepë,spec e domate,
Më shumë grurë e misër edhe patate.
Fshati me burimin,çezma e madhe,
Përballë ka xhaminë me një minare.
Në qendër sheshi dhe zyrat postare,
Pranë ca bife dhe dyqanet tregtare.
Më tej e ka shkollën fillore”Dituria”
Vatër arsimi që gatuhet ardhmëria.
Aty lartësohet kulti i Skënderbeut,
Edukohen breza për fatin e atdheut.
Në skaj të sheshit atje rrinë krenar,
Qëndresa e dëshmorëve në lapidar.
Rrezaton heroizmin,e dritën e lirisë,
Flijimin e bijve,bërë n’lule të rinisë.
Në tërë fshatin,shtatë lapidarë janë,
Tregojnë për luftën,ku bijtë e tij ranë.
Ata rezistuan kundër forcës barbare,
Si lanë vend në tokë,bishës vrastare.
Fshati ka t’vdekurit dhe t’gjallët e tij,
Që dhanë për vend,kombi t’gëzoj liri.
Me vepra arti e kulture,këngë e valle,
Të gjallë e mbajtën frymën atdhetare.
Sot kujtohen të gjithë,që ranë për liri,
Nga burrat,gratë,e të dashurit fëmijë.
Në tubime këndohet dhe hidhet vallja,
Shpresë për ditët, edhe më të bardha.
/www.QendraPress.com/