Çaste poetike me poetin;- Rexhep F. MORINA

SHPIRTIN S’IA THYEJNË
———————————
Kancelarive të Evropës po hidhen zaret diplomatike,
T’vegjlit grindavec të binden me mjete demokratike.
Sa mos të ngrihen e bërtasin për shtypje e padrejtësi,
Me marifete mashtrimesh, t’u merret dhe ajo pak liri.
Kjo taktikë e vjetër, njihet qysh herët si guri i provës,
Që të shtatë fuqitë evropiane, ligësitë ia bënë Kosovës.
E copëtuan në shtatë pjesë, edhe po aq fise ia zhduken,
Harruan se rrënjët e lashta, si të lisave kurrë s’këputën.
Shqiptarët kanë rrënjë gjaku në tërë hapësirën arbërore,
Nën shkëmbinj e nën dhe, kudo në gjeografinë tokësore.
Kurrizit egërsisht i rëndon pesha e shfrytëzimit modern,
Populli ynë do t’i përballoj, shpirtin e tij dot s’ia thyejnë.
/QendraPress/