Çaste poetike me poetin;- Rexhep HALIMI

PARA PËRMENDORES
(Nënës time )
————————
Yjet në qiell sa ndriçojnë
Fytyrën tënde vizatojnë
Malli pas për ty më nget
Nëna ime të shoh në portret
Flluska të borës në sytë e mi
Me lot faqes më janë përzi
Pak u çmalla unë me ty
Në mermer fytyra buzëqeshur rri
Emri yt gdhendur në gur
Të puth faqet sikur nur
Qesh i vogël u bëra burrë
Fjalët tua s’ti harroj kurrë
Nënë ime a s’më thua
Flas me Ty e flas me mua
Gjithë ç’më the unë s’kam harruar
Amanetin ta kam jetësuar !…
/QendraPress.com/