Çaste poetike me poetin;-Rexhep HALIMI

MOS E THUAJ FJALËN E FUNDIT
______________________________________
Mos e thuaj fjalën e fundit
Se edhe lulja fut rrënjët në dhe
Duke vështruar përmbi re
Qiell e diell rrëzojnë për ne
Mos e thuaj fjalën e fundit
Se kthim prapa rrugë nuk ka
E çdo fjalë ka presje e pikë
Fjala fjalën mund ta nxitë
Fjala shkruhet me shkronjë të vogël
Por kuptimin thellë e ka
Edhe fjalët me shkronja të mëdha
E kanë peshën nderin mba
/QendraPress/