Çaste poetike me poetin;- Rexhep HOTI

 Mposhtja e Azisë në Bosfor!

—————————————-

Pas një rrebeshi të frikshëm,

E lashë prapa Ngushticën e Bosforit

Të mundur!

Isha i mëshirshëm në ngadhënjimin tim!

Nuk desha që njerëzia të thoshin të nesërmen,

Ua, ç’është ky Xhenkis Khan!

E shpalla me forcë pushtimin,

Por Azinë nuk e ngrysa në Europë;

Kujtova atdheun e Otomanëve,

Nuk desha të imitoja asnjë vezirë shqiptarë,

Asnjë turk sulltan!

Para këmbëve

Më shtrihej e gjarpëruar nata e paanë aziane;

Përdredhja rrëshqitej e përthyer me hirësi,

Diçka më ra në zemër prej terrinës së saj.

Nuk e di në ishin erëzat, vallëzimi i shtatit,

Syri im prej qielli u përhumb në gjithësi!

O Zot, pëshpëritja verdhohej në Lindje!

Kah ta ledhatoj këtë pushtim madhështor

Jam Princi i Arbrit

Azinë e bartë me vete si kryq

Dhe nuk e di ku ta hedh prekjen e parë,

Tutje më zhvishet vezullimi i kërthizës së civilizimit,

Si maja e magjisë;

Në tempullin e bekuar dua ta shijoj verën ilire,

Në Kontinentin e Ngjyrave të bukurën ta pi!

/QendraPress/