Çaste poetike me poetin: Rifat ISMAILI
SHPIRT ZHVESHUR
————————————
Jam si një shpirt i zhveshur
Tek përzihet me pikat e shiut…
Si një bari pa malin dhe delet
Fjalët e zemrës mbaj brenda.
Jam dega e pemës
Goditur nga rrufeja
Lumi që fle
Në shtrat paqartësie
Jetë e brishtë
Që lëviz brenda vetes…
“Lamtumirë”,
Shkrepjes së shpresave dhe mirësive!
Dashurinë e vërtetë tani unë do pres?
Mos vallë, të bukurën pres mirësisht?
Rri i gozhduar brenda çdo gjëje
Por jo, asgjë s’na falet përjetësisht!…
/www.QendraPress.com/