Çaste poetike me poetin ;Sabit Rrustemi
KËTIJ ÇASTI TË PAGJUMË
———————————–
Larg meje rri sa të duash
veç qiellin e k’ saj mesnate sh’ndrite
me një shkëlqim të aurortë
Të kthjellem syve të tu
që m’ ëndërrojnë prej larg
Të paqtohem si ajo lëkurë jotja
e bardhë dhe e paprekur
Ti që nuk shkrihesh prej një jugu me erë
as nuk digjesh prej një stine me diell
E dashura ime e të gjitha stinëve je
Sa të duash larg meje rri
di si të të gjej
Këtij çasti të pagjumë
mes buzëve tua të shtrihem dua
Të të ndjej thellë e më thellë
( 10 maj 2015 )
______________ Fotografia, e datës 13 nëntor 2021, nga mjeshtri i shquar Muhamed Sadriu, të cilin e falënderoj