Çaste poetike me poetin;-Sadri JAKUPI

Atdheu
————————
Fshehtësia tinzare shikon gurin e lagur të kalasë
Kur unë, shëtis me kujtimet e këngës mallëngjyese
Në mjegullën mbi fshatin tim, ngarkuar dhimbjen
Në hirin e vatrës t’pashuar, ruan gjurmët e shekujve
Dhe në hullirin e parmendës së thyer hudhet fara
Pikat e shiut nga retë e lodhura, mbjellin dashurinë
E unë jam kënga, pa zë shëtis në fushat e largësisë
Janë netët e gjata, kur mendoj për ardhmërinë.
Zemra më dridhet në vatrën e pa shuar mirë
Duke u zhagitur bashkë me kallirin e grurit në erë
Strukem në zemrën e djegur,ku vetëm hiri ka mbet
Të gjithë muajt dhe vitet i mbaj në shpirtin tim.
Atdhe çfar do të dishë, më tepër nga unë
Jam si gjethet e pemës që i zbehet hija ngadal
Duke të kërkuar ty, mbeta i vetmuar, por kokëlartë
Pranë trungut shekullorë e ruaj dëshminë
Që pasardhësve tanë, prejardhjen t’ua lëmë.
Sadri Jakupi-Shkup
/QendraPress/