Çaste poetike me poetin; -Sahit F. OSMANI

NJË NDJESI PARESHTUR M’I KËRKON THESARET

—————————————————–

Marr penën në dorë të shkruaj diçka,

Fletëza e bardhë si shkretëtira e etur

E heshtur pret t’i jap ndonjë mesazh

Shkronjat viktimë e ndjesisë së zemrës.

Më sëmbon sekreti intim brenda vetes

S’i shpreh dot ndjenjat, artificiale më duken

Shkronjat gërmojnë, derdhen e nguliten

Ngulmimi për të shkruar e jetëson kujtesën.

Gjurmëve që shërbejnë s’mund t’iu shpëtoj

Realiteti mbetet viktimë e damkosur

Injoranca helmon me gjuhën dhelparake

E një ndjesi pareshtur m’i kërkon thesaret!

/QendraPress/