Çaste poetike me poetin:-Sahit F. OSMANI

PËRMENDORE PËR 18 MARTIRËT E LIRISË TË FSHATIT RANDOBRAVË
————————————————————————————————-
Në Kosovën tonë, edhe vdekja bëhet e pavdekshme!
Marr penën të shkruaj,
ajo nis të pikojë gjak,
kujtojmë emrat tuaj, ata shpërthejnë rreze drite,
çelin lule pranverore…
Asnjë rrugë, asnjë shesh, s’u pagëzua me emrin tuaj,
ka zënë myk ndërgjegjja apo mjegulla e harresës i ka përmbytur?
Por, ju jeni në zemrat tona,
në liri jeni shndërruar…
Kur bie nata vezulloni si yje
Tokës Nënë i jepni shkëlqim diellor
Në çdo cep të atdheut sinjale çoni
Ju të pavdekshmit, që për liri u dogjët si meteorë!
P.S.
Kjo poezi i kushtohet:
Amrush Pajaziti, Elemshahe Pajaziti, Mejreme Pajaziti, Ilirjana Pajaziti (fëmijë), Gentiana Pajaziti (fëmijë), Kosovare Pajaziti ( fëmijë),Riad Pajaziti ( fëmijë),
Magjun dhe Gjylferie Hoxha, Bajram Hoxha ,Veli Hoxha, Islam Hoxha, Orhan Osmani, Muhamet Kabashi, Rexhep Rexhepi, Haziz Bytyqi, Xheladin Bytyqi, Rifat Bajrami.
RESPEKTE DHE NDERIME, LAVDI E PËRJETSHME!
/QendraPress/