Çaste poetike me poetin:-Sahit SHALA

LOKJA
——————
Ne një k’solle, për buzë një fshati
rrethua n’shkurre, e dëllinja
veç një loke, e kish “lanë fati”
buzë një kodre, nën do brinja
Gjysmë hapur, ish çatia
si me ndalë shiun qe pikonte
ah sa shumë, e vret mërzia
por askush, s’del ta ndihmonte
Pat një djalë si shqiponjë mali
qe e mbante si n ‘pllambë dore
por, Lirisë, atë ia fali
me jetua, n’tokë Kosove
Tash nënëlokja, është mbet vetëm
e rrallëkush, një fjalë ia flet
për k’to vite “qe i mbetën
veç mëshirë t, Zotit tash ka mbete
Nuk ka forcë ti ndali lotët
se ngushtohet “shpirti i sajë
në luftë me skamje, e me motin
nuk del forcë, lotin t’ia mbajë
( Bazuar në një rrefim real!)
/QendraPress/