Çaste poetike me poetin;-Sami MULAJ

PRAPË NËNË
—————————
O ju fëmijët e përjetshëm,
pesë vjeç,
pesëmbëdhjetë,
pesëdhjetë
a shtatëdhjetë e pesë qofshi,
që i keni nënat gjallë…
Provoni e pyetni njëherë,
Çfarë do bënte ajo sikur të
rriteshi prapë e të bëheni të këqij
e të sertë,…
Deri në frymën e fundit,
do të përgjigjej,
nëna prapë do të ishte nenë…
SMulaj
Korrik 6, 2025
New Jersey, USA
/QendraPress/