Çaste poetike me poetin;-Sami MULAJ

GABIMET TONA
————————–
Nuk janë degë të thyera të pyellit
as lule të vyshkura që gjuhen qyshkeve,
nuk janë harresa të pelerinave në dimër
a të ombrellave në ditët me shi,…
Janë takimet tona të pa shmangshme
e të përditshme.
Edhe në kujtime
dy me dy,
aty shihemi ndër sy.
SMulaj
/QendraPress/