Çaste poetike me poetin;-Selman HYSI

Mëngjez,pranverë.!
*
I ulur diku,buzë Lumit “Gjanica”..
Ku rrezet e diellit më ngrohin pak shpinën..
Një flladë i lehtë më prek e më “ledhaton” flokët e thinjur..
Ndonjëherë,mendoj tu shkojë “një llustër” të rikthehem tek rinia..
*
Por vitet ikin,koha shpejtë i përpinë..
Ka lezet,”autoritet” dhe mosha e pleqërisë..
Sa shumë punuam,probleme në punë,ndëshkime e kujtime..
Përjetimet ngelen,ende pa u fshirë nga memoria,të prekinë thellë shpirtin..
*
Punuam me nder,disiplinë e larg familjes..
U “rritëm” për nga pjekuria,bashkë dhe me vështirësitë..
Hodhëm tutje mëndësitë e mbartura nga e kaluara..
Nga shoqëria muarëm më të mirën,por i mbetëm korrekt dhe Ligjit..
*
Po të fliste gjuha para mëndjes..
E pësoje si breshka tek nallbani..
E njëjta gjë dhe sot,ndryshonë vetëm forma nga përmbajtia..
Gjuha lëshuar “frerin”,mbarë e mbrapshtë mund të llapi..
*
E ke keq po u “preke” partinë..
Me rrënjë e dhëmballë,një flalor sa banal dhe i pështirë..
Një jetë e pasigurt,shoqëri në ekstrem e polarizuar..
Një grusht popull,akoma 35 vjet i nëpërkëmbur,me tru “të shplarë”.!
*
Politika këtu,Europa,ende flasin për sundim të Ligjit..
Mbi 35 vjet,që flitet ende për bëmat e komunizmit..
Nëse atëhere kërkohej me ngulëm biografia..
Sot të flakin në rrugë pa u menduar,”të na rrojë sa malet vetm Partia”.!
*
Po cila parti,dikush do pyes..!
Ekuacioni për zgjidhje nuk do as lapës e as letër..
Nga Jugu në veri,birë si kërpudhat mbas shiut..
Dyqindë parti,që punojnë vetëm për veten e tyre,e për një karrike.!
/QendraPress/