Çaste poetike me poetin ;-Setki Q. JASHARI

Sekreti i bukur…

——————————–

Në çdo çast të ditës, ti më ngacmoje

Se me një sekret, do t’më surprizoje

E prisja misterin, çdo natë, çdo ditë…

Sa fillova të dyshoj dhe në perënditë

Ti më pyete një çast, pa djallëzi…

Më the: “T’lutem ç’është dashuria?”

Dhe unë t’u përgjigja, plot çiltërsi

Kur çdo qelizë ta ushqen lumturia…

Me dëshirën e shpirtit, m’the: “Të dua”

Qielli e toka në atë çast, m’u bashkua

Më the plot guxim: “Të dua vërtetë”…

Dhe unë plot lumturi, kalërova retë…

/www.QendraPress.com/