Çaste poetike me poetin:-Setki Q. JASHARI
Mu sos durimi, Izabel!
—————————-
O dritë shpirti, o miti im, Izabel
Nga humbja jote, jam bërë rebel…
Vuaj për ty, jam shumë i mërzitur.
Se di ku je, ndoshta duke m’pritur.
Si dallgët rebele, ikin me rrëmbim
Si shpezët largohen në shtegtim
Si emigrantët ikin rrugëve pa kthim
S’mbaron dhe dhimbja e shpirti tim
U lodha shumë duke t’pritur. Izabel
Të kërkova në Mekë dhe në Izrael
T’besova ty, si simbolin e dashurisë
Si të ishe vërtetë, ëngjëlli i mirësisë
U lodha shumë me ty, duke shpresuar
Në çdo çast e minutë, duke t’ëndëruar
Në çdo veprim, pranë t’kam menduar
Dhe jetën time, për ty e kam dhunuar
Për asgjë në botë, veç teje s’mendoja
Çdo gjë që bëja unë, ty t’a kushtoja
Çdo gjë që shijoja, çdo gjë që pija
Ishte dhe e jotja, ishte dhe e imja.
Mu sos durimi, o e humbura Izabel
I lodhur, i vetëm, harakat kam ngel
S’ka kohë më për lojrat e dashurisë
Më erdhi ora mua, ti falem vetmisë
Gënjej veten se ëndrra, s’ka vdekur
Po shaloj rreze dielli, për t’ju gjetur
Dhe pse është larg, ylli i dashurisë
Shpresoj akoma unë, robi i marzisë
/www.QendraPress.com/