Çaste poetike me poetin;-Skender BERISHA

MIRËMËNGJES KOSOVË

—————————————

Mirëmëngjes Kosovë

n’mëngjesin e ri që çel sytë

pak të mjegulluar

edhe pak të përgjumur

pikë një kristal lagshtie

qerpikut të dridhshëm

në rrugët e mia dhe tuat

ti për mua sa e këndshme

të falem për dritën e diellit

që po më bie pakngapak

për erën e Sharrit të paanë

që më vjen në timin ballkon

një pëllumb u zgjua

dritës i thot mirëseerdhe

e pa dridhërimë qiellit endet

për mëngjesin që endet mbi lulet tua

25 tetor 2012,Prizren

/QendraPress/