Çaste poetike me poetin;-Skender BERISHA

KOSOVË
——————-
A ma jep faqen Kosovë
Kam një puthje të ruajtur
Kahmot të ruajtur
Për ty
Zemra është gati
Të fluturojë
Te ti
Në faqen tënde
Ta lë puthjen e përzjarrtë
Të zjarrit tënd
Të zjarrit tim
A ma jep faqen Kosovë
Kam një puthje të ruajtur
Kahmot të ruajtur
Për ty
Zemra është gati
Të fluturojë
Te ti
Në faqen tënde
Ta lë puthjen e përzjarrtë
Të zjarrit tënd
Të zjarrit tim
Për barin tënd të përgjakur
Për dheun që mban gjakun tënd
Ndër dej
Për dëshmorët tu
Për djemtë e çikat
Që nuk ditën ç’është frika
Më le të të puth Kosova ime
Faqebardha ime
Gjak e kuqe ndër vite
/QendraPress/