Çaste poetike me poetin;-Syhejl HAVOLLI

GJURMË
—————
Një gjurmë
Në kalendar edhe një ditë
Në jetë edhe një lojë
Një puthje pa emër
Flas me kohën
Si shtegtar i vonuar
Nxitoj drejt përjetësisë
Koha kalon
Gjurmët mbesin
Së bashku me krijuesit.
14 mars 2026
/QendraPress/