Çaste poetike me poetin;-Tahir MUSAJ

NË ËNDËRR E PËRQAFOVA ATDHEUN TIM
———————————————————
Mbrëm e pashë në ëndërr atdheun tim
Sa shumë e përqafova me mall
Fytyra ime e trishtuar në kurbet
Tashmë më është mbuluar me lotë malli …
At lotin tim për ty o vendlindja ime
Do ta bëjë thesarin më të çmuar të jetës
Sa kam dëshirë ta shuaj këtë mall
Për vendlindjen time që më ka ndezur flakë …
Ahhh sikur ti kisha ato krahët e shqiponjës
E të nisesha drejtë vendlindjës sime
Unë edhe përmesë rrezeve të diellit
Dua ti buzëqeshi diellit e hënës lozanjare …
Dua ta puthi ëndrrën time në këtë natë
Që e kam për vendlindjen time
Zemra ime është e dashuruar për atdhe
Më prit po vijë drejtë teje vendi im i dashur …
Sa dua ti atdhe të ma ndëgjon at zërin tim
Kur të bërtas e të them të dua atdhe
Çdo ditë unë po magjepsem për ty
Pas bukurisë tënde atdheu im magjiplotë …
Shumë kohë nuk të kam parë o vendi im
Presë të vijë drejtë teje me ngazëllim
Mallin e përqafimin tim po ti dërgoj
Përmes erës që ta shuaj mallin për ty o atdhe …
Malli për ty më ka ndezur sikur shkendijë
Dhimbjen që ndjej dua ta shuaj
Këtë dhimbje që kam dua ta sheroj
Atdhe ti je zjarri që më përvëlon çdo ditë …
Sytë të malluar zëjnë vend tekë ty atdhe
Aty ku ëndrrat e mia prekin dheun
Dua ti zgjoj ëndrrat nga gjumi i thellë
S’ dua kjo ëndërr të vërtitet si në mjegull …
Ëndrrën e bukur që kam për atdheun tim
Përkundet në gjumë s’dua të shuhet
Por dua që kjo ëndërr për vendin tim
Të më mbetet si kujtim më i bukur i jetës …
/QendraPress/