Çaste poetike me poetin; Tyran Prizren SPAHIU
SKALITJE NË SHKËMBIN E LETËRSISË
—————————–
Mosha, kënaqësi që shpirtin shëron
brazdat e maturisë pleqërinë përgëzojnë
jetësoj kohën
kujtoj rininë e dashurohem me moshën.
*
Vargjet e poezisë këndojnë
dehin kohën e buzëmbrëmjes
dorëzohen rrezet e fundit të ditës
vargëzimit të poetit që ëndrron.
*
Kush e zbukuron më mirë kohën
zjarrit nuk hedh fjalë që rëndojnë
hap portën, ofron verë e havjar
bujari që e ngriti modestinë në aurora.
*
Rrugë të mbarë uron udhëtarit të panjohur
ndez qirinjën e shpresës në tavolinë
dritëzon errësirën
fisniku fjalëbutë bekon rrugën e mbetur.
*
Shtegu ndërtuar për përjetësitë
fryma as uragani nuk dëmtojnë
hidhrimi, xhelozia, mëria nuk e rëndojnë
skalitur janë vargjet e shpirtit të shkronjëtarit.
vargje poetike
nektari
/www.QendraPress.com/