Çaste poetike me poetin;-Urim MEZINI

BUZËDETIT, SHËTITËM NË SHI
———————————————-
Një shëtitje buzëdetit,menduam të bëjmë
Ishte si një ritual mbrëmjeve, kjo shëtitje
Dolëm një çikë shpejt,t’mos bëheshim vonë
Një re sipër nesh,na shihte me mospërfillje
Në fakt e kishim vën re që në fillim
E dinim mirë që do t’na jepte bezdi
Filloi t’bënte t’fortin e presion papushim
E kishte ndarë mendjen,t’na hidhte ca shi
Inatit t’ saj, iu përgjigjem me të qeshur
As që deshëm t’ia dinim fare për atë
Ajo,gjasme u mërzit, u bë me e vrenjtur
Të qeshurën e saj cinike,dallova nën zë
Vazhduam ecjen n’shoqëri me valën e detin
Dielli,kishte ca kohë që kish perenduar
Muzgu kish marrë ngjyrën e resë,të zbehtin
Por edhe nata ,më shpejt sonte qe afruar
Dhe pak e do të ktheheshim për në shtëpi
Ca pika shiu të ngrohta, na njomën fytyrën
Renë s’e dallonim më, veç lëngut në sy
I cili kishte filluar ,t’ vadiste krejt natyrën.
U kthyem në shtëpi,ashtu n’errësirë e në shi
Ishim mësuar,për natë me Hënën shoqëruar
M’u kujtua Reja që kish qeshur me ne të dy
Sikur thoshte;”Mos m’fajsoni mua,ju pata lajmëruar!”