Çaste poetike me poetin;-Urim MEZINI

Sa herë kaloj në lagjen tënde !
——————————————-
Sa herë kaloj,në lagjen tënde
Shpirti më qan,e fryma meket
Ajo kohë, më vjen ndërmendje
Që koha e treti e më nuk kthehet
Sa shumë kujtime të bukura,ne kishim
E i përjetuam,ashtu në mënyrën tonë
Poshtë dritares tënde, kur të vija
E në çdo mbrëmje rrinim deri vonë
Me zë të ulët ,ne bisedonim
E me shikime ,ndizeshim flakë
Kishim frikë,mos të na dëgjonin
Sa herë të recitoja,ndonjë varg
Tek dritarja jonë e takimeve
Sa vargje thurëm, për dashuri
Me fjalë të ëmbla e përqafime
Një strofë e sajoja unë e një strofë ti
Dhe njëra,nga këto krijime tona
Kanë ngelur hit ,sot e kësaj dite
Ishin vargje shpirti,tepër të ngrohta
Një këngë e bukur,që reziston ndër vite
Tani që po kaloj në këtë vend
Me sytë mbushur në lot,qaj e qeshi
Ti ndodhesh larg,në një tjetër qytet
Ndërsa un’ qaj fatin,që bashkë s’na deshi
Me lot në sy, vazhdoj të eci
Me këngën tonë,gjithmonë në gojë
Mallkoj fatin,që nuk na deshi
Por edhe kohën që na e mohojë.
Mirëpo,këto,ngelen kujtime
Dhe për mua,vegim i bukur
Tani,ti ke krijuar tjetër familje
Un’ me shpirt,uroj të jesh e lumtur.
/QendraPress.com/