Çaste poetike me poetin:-Urim MEZINI

Dashuri virtuale.

—————————-

U njohëm kohërave të internetit

Kuptohet,pa ndjenjë e prekje fizike

Këtë, kurrë s’do t’ia fal vetes

Sepse me qindra herësh,i thirra “mike”

S’e kisha idenë,me kë po komunikoja

Veç foton e profilit, kishte të afishuar

Mezi prisja mbrëmjet të bisedoja

Qindra orë bisedë ,kisha konsumuar

Vonë krejt ,munda këtë ta kuptoj

M’kishte dehur aq shumë,sa dukesha i pirë

Herët,pasdite,hyra në laptop,por ç’të shikoj

Një mashkull ishte,në atë profil të pështirë

I fshiva mesazhet dhe të tijin profil

Sa zor më erdhi, atë çast, nga vetja

S’di sa kohë më pas,veten quajta “debil”

Për më se gjashtë muaj,e dija “studentja” /QendraPress