Çaste poetike me poetin:-Urim MEZINI

RRUGA IME

————————–

Rrugës së jetës,çdo ditë i shtohen rrudhat

Nga dhimbjet,vuajtjet e shumë gjëra tjera

Sëmundjet, në radhë, mbirë si kërpurdhat

 Kurajoja ime,i pret dhe i përcjellë te dera

Kujtimet,në heshtje, vijnë të më takojnë

Shumica prej tyre, janë vërtetë të mira

 Ka edhe të tjera,që më bëjnë të lotoj

Për t’më kujtuar që kalova çaste t’vështira

Në kët’ rrjedh logjike,udhën vazhdoj pa tut’

Aty,ku ajo t’mbarohet,do vendos një pikë

Dëshirë kam,bilancin tim t’a bëni pa u ngut

Për besë, frikë kam se,do t’iu lodhë njëçikë

/QendraPress/