Çaste poetike me poetin;-Urim MEZINI

ASGJË S’ËSHTË SI MË PARË
—————————————-
Mëngjeset,çdo ditë,zgjohen hijeve të frikës
Drita,nga shikimet e ftohta,bërë më e zbetë
Në sytë e fëmijëve,trishtimi i lexohet ditës
Mungesës së dashurisë,e qëllimeve pa jetë
Prindit,nga streset,s’dinë më se ç’bëjnë
E mira,si e përzgjedhur,shpesh del e keqe
Kjo kohë që ka ardhur , pa fjalë i ka lënë
Pasiguria dhe frika, i dridh gjer në leqe
Fjala, ka humbur peshën që kishte dikur
Kthyer në jehonë të zbrazët edhe pa zë
Dashuria,si kujtim i vjetër, duket e shtirur
Zemrave të ngrira,ku zemër s’gjindet më
E toka? E varfëra ajo,ç’heq posht këmbëve
Me hapat e gabuar, veç plagë i shkaktojmë
Me retë dhe shiun,bashkon stuhitë e lotëve
Që veç të mirët dhe t’ urtit dijnë t’ia dallojnë
Urim Mezini Torino
11/10/2025 /QendraPress