Çaste poetike me poetin;-Veron HOXHAJ

QË NE GUSHT E NA NJË GRUSHT
——————————————–
Që në gushtë e na një grusht
fjalë e popullit fjalë si musht,
Nëna filloj të mendonte,
sermenë e dimrit të fillonte
I nxori qypat me radhë,
një me gjizë, e një me gjalpë.
një pekmez, një rehani,
rreçel ftoj e fig të zi.
Gjizën me speca e shtoi,
dhallin për çorbën e mbloi
tjetri domate turshi,
ta pij buri me raki.
Qepët një nga , një, kurorë
fasulet i qrojë në dorë
mbi oxhak një pastërma,
ulu o pasha dhe ha.
Merja këngës ngri dolli,
nga jasht le të bjer dhe shi
të kërcasi e të gjëmojë,
Nëna sermenë na e mblojë.
Humbi fshati dhe sermeja,
në qytetë po qan Nëneja
kërkon fshatin se gjen dot
një frutë bio nuk ha dot.
Po e mbyten kalbësirat,
nga Evropa si këllirat,
gjithë hormon , e pleh kimik
ah o fshat ku shkove mik. .
Veron Hoxhaj
/QendraPress/