Çaste poetike me poetin;-Xhemajli SHALA

Zemër e plagosur
——————————-
Zemër e plagosur rri në qetësi
Pranë aktit të kryer rënë në pusi
Me ç’zemër lëndove një vajzë të gjorë
Tani dije mirë e ke humb atë dorë
Përse vallë e përbuze kur të fali zemrën
Ty të dashuroi ta thërriste emrin
O njeri pa shpirt sa rëndë gabove
Dashurinë e saj kot e refuzove
Vleftën s’ia dite ndaj iku me tjetër
Nisi rrugë të re e grisi të vjetrën
Ai e do me shpirt e mban me ëmbëlsi
Ajo ty të la të braktisi përgjithmonë
/QendraPress/