Çaste poetike me poetin;-Xhemajli SHALA

Rrugë e të pareve
—————————-
Rrugë e vjetër amanet,
Trashëgimia që na pret
Ta ruajmë si sytë në ballë
Për sa kohë jemi gjallë
Nga mëmëdheu mos u ndani
Zërin e gjakut dëgjoni e mbani
Mos harroni kush na lindi
Kur na thirri me kushtrim
Fe e parti t’i lëmë mënjanë
Të flasim me një gjuhë si tanë
Kur rreziku troket në portë
Të jemi bashkë të jemi të fortë
Vetëm unikë dhe në bashkim
Atdheut i dalim ne në shpëtim
Se kur kushtrimi nis e thërret
Zot i dalim këtij vendi vetë
/QendraPress/