Çaste poetike me poetin;- Xhemajli SHALA

Kjo zemër

————————

Kjo zemër po fluturon,

tash rastësinë po e shijoj!

E gjithë pasuria që fitova

është lumturia që kam!

Kur mendja ikë me fluturim

mes heshtjes e puthjes

sytë e mi shikojnë

magjinë me dëfrim!

Kur mendja qetësohet

rrjedhin ujërat e qetë,

gjithçka duket ndryshe

edhe kur nuk ke shpjegim!

Më mirë do të jetë

jetë e lumtur me dashuri

do të mbetet ditari i shkruar

për magjepsjen e jetën në kalim!

/QendraPress.com/