Çaste poetike me poetin: Xhemkadri KASTRATI
TI JE KËNGA IME
————————-
Ti je kënga ime
Je mjalti në hoje
Dhe më disponon
Veç me një fjalë goje.
Me atë magjinë tënde
Dimrin ma bën verë
Sjell lule n’mes dimri
Dhe e bën pranverë.
Ti je kopsht me lule
Mbushur plot aromë
Ushqen zemërbutën
Dhe e mban të njomë.
Je zogu i dimrit
Që këndon n’acar
Lehtë e largon dimrin
Dhe e kthen n’behar.
Ti je ritmi i zemrës
Ti je këngë magjike
Ëmbëlsirë e femrës
Më mungon moj mike!
/www.QendraPress.com/