Çaste poetike me poetin;-Xhemkadri KASTRATI

PËR ÇUDI

—————————

Sonte më humbën edhe ëndrrat

Dhe as gjumi akoma s’më erdhi

Gjersa, me retë i mllefosur qielli

Mbi ëndrra tërë mllefin e derdhi.

Sonte më kaploj dhe ajo vetmia

Kur, shpesh nga gjumi më zgjon

Disi edhe kokës i humbi vetëdija

Kërkon diçka edhe s’din çka don.

Pse kështu, dhe kënga më humbi

Që, në t’kaluarën e vraja vetminë

Sonte ç’më shkoi kot i tërë mundi

Iku edhe ai bashkë me dashurinë.

Sonte s’kam gjumë, në habinë time

Njeri s’i trokiti kësaj zemre në derë

Që sonte e gjora n’luftë me kujtime

Nuk e di kjo jetë a do ketë pranverë.

Sonte, edhe nervat e djegën durimin

Dashurinë që humbën, e pritën gjatë

Sonte edhe qielli e humbi shkëlqimin

Dreqi le ta hajë, si më shkoi kjo natë?

/QendraPress/