Çaste poetike me poetin; -Ymret RESHITI

SI TA MBYLL KËTË NATË

——————————–

Malli për ty

ma trishton edhe gjumin.

Ëndrrat m’i tremb,

sa larg po më rrinë.

Si ta kaloj tash natën

pa gjumë…

dhe pa ëndrra?

Si mund t’i mbyll sytë

nëse s’të shoh ty!

Ymret Reshiti

Nga libri ” Letrat që nuk t’i dërgova”

/QendraPress/