Çaste poetike me poetin; Zymer H.HALITI

KRENAR ME JU

(Kushtuar Njazi Azemit komandant Mjekrrra me rastin e 23 vjetorit të rënies heroike…)

Para teje kaloj heshtur

duke të shikuar ty hero

ju jetoni,s’keni vdekur

ballëlart ju shoh kudo…

Busti juaj në qendër të Vitisë

ngritur lart,ballëhapur diellor

i jep një mesazh gjithë rinisë

simbol mbrojtje trollit arbëror.

S’mjaftoi lufta Kosovë,Maqedoni

vazhdove në Medvegjë,Preshevë…

gjerësa një ditë thonë në një pusi

të vranë..por ti mbete QËNDRESË.

Krenarë me ty sot është familja

shokët të nderojnë e mbarë Vitia

mbete simbol qëndisur në flamur

Flakadan që nuk shuhesh kurrë.

/www.QendraPress.com/