Çaste poetike me poetin:-Zymer H. HALITI

VJESHTA VERDHAKE…

———————————-

Vjeshta verdhake pushton natyrën

e zogjët nisin të ikin drejt lindjes

ca pika shiu t’imta më lagin fytyrën

e jeta vazhdon këndej vendlindjes.

Ti vjeshtë erdhe e verdhësinë solle

tek unë erërat me shi kudo vërehen

tani do të vjelësh thonë çka mbolle

për këtë unë e dua shumë vjeshtën.

Ti je lajmëtare e një stine të bardhë

e cila të pushton dhe shpejt të ngrin

e këto vitet po ikin si zogj shtegtarë

por,s’do të kthehen ato vite më parë.

Jeta vazhdon e stinët po ndrrohen

shpresat e një të ardhme më të mirë

çdo ditë sa vijnë e në mua shtohen

e kjo vjeshtë,ka nje emër,një ngjyrë…

/QendraPress/