Çaste poetike me poetin;- Zymer H.HALITI

E SHKRUAR MË 31 DHJETOR

(Në stilin kadarean….)

————————————-

Sonte kam mijëra dëshira

Të blerta,të kuqe,të përziera

Sonte s’dua lot,pikëllim,mërzi…

Vetëm buzëqeshje e dashuri.!

Sonte mos ma ngatrroni politikën

Me urrejtje,përbuzje dhe partitë…

Largoj anash këtë natë e festo…

Ke kohë të jetosh nesër,vazhdo.!

Sonte ktheju familjes,të jesh i lumtur

Kërko lumturinë e gjith botës ngado

Mes më të dashurëve qëndro i strukur

Ëmbëlsinë e tortës hareshëm shijo.!

Sonte dëshiroj të jem i buzëqeshur unë

Dhe më të dashurit e mi të lumturohem

Njeriu në jetë ka dëshira shumë,shumë

Por një pjesë uroj këtë vit të ju plotësohen.

/QendraPress/