Çaste poetike me poetin;- Zymer H.HALITI

KUR HESHTJA MË FLET

——————————–

Do të më thuash diçka sonte

por vështirë fjalët t’i shprehësh

zien nga brenda dhe në vargje

tërë mllefin do të më nxjerrësh..!

Ç’është kjo dhembje pa lot

dhe plaga nuk po shihet dot

e diçka e ftohtë s’më lë të qetë

sa dallgë të rrepta paska kjo jetë.!?

E heshtur është edhe kjo natë

që acari pa borë më shtrëngon

nga lart me rreze hëna si në pjatë

një fije rreze të brishtë më dhuron.

I lodhur e i tretur në mendime

labirintheve të jetës shtegtoj

kujtoj ditët e netët mes poezive

që sonte në heshtje po i lexoj.

/QendraPress/