Çaste poetike me poetin;-Zymer H. HALITI

EVOKIM KUJTIMESH
(Në ditën e të dashuruarëve)
————————————-
Të kam dashur gjithmonë ty
edhe kur ishte dimër edhe
kur ndriçonte dielli edhe
kur fryente era me shi
ty ta kam dashur
sepse ishe e vetmja Ti.
Jo,s’të deshta vetëm SOT
në ditën e të dashuarëve
por të deshta DJE,
e do te dua bashkëudhëtarë
ishim fortunave bashkë sfiduam
sfida të rrepta
NESËR do të dua,sa të është jeta.
Me ty pranverat ishin të Blerta
që peizashe thurrëm për ardhmëri
me ty vera freskohej me kaltërsi
edhe dimrat i kaluam me
ngrohtësi sepse ty të pata të
vetmën DASHURI.
Andaj mos hezito
,më duaj edhe Ti.
/QendraPress/